“Ata kanë një lidhje të çmendur”!
Duket se gjërat sa vjen dhe nxehen më shumë mes The Weeknd dhe Selena Gomez, aq sa raportohet se dyshja po “bie brenda kokë e këmbë me njëri-tjetrin”. Burime pranë E! bëjnë me dije se këngëtari kanadez dhe bukuroshja 24 vjeçare kanë një “lidhje të fortë dhe të çmendur”, aq sa dyshja është treguar shumë e hapur për ndjenjat pavarësisht se kanë vetëm pak javë që frekuentohen. Sajti amerikan vazhdon duke thënë se edhe pse romanca është në javët e para, po forcohet dita-ditës me Weeknd që i tregon rregullisht të dashurës së tij të re se sa përzemër e ka. Dhe në një botë spektakli ku partnerët ndërrohen më shpesh se të brendshmet, nuk është diçka e pakët.