Selena sapo është ndarë nga The Weeknd me të cilin ka qenë në një lidhje prej muajsh, por të gjithë këto muaj po i hedh poshtë sikuru të mos ishin asgjë. E këtë po e bën me ish-in e saj Justin Bieber. Pas ndarjes nga Abel i cili është parë në klub me një femër tjetër. Justin Bieber nuk ka humbur kohë dhe i ka qëndruar pranë Selenës dhe jo rrallë herë janë parë bashkë duke kaluar një kohë shumë të mirë dhe duke rritur thashethemet se tashmë janë rikthyer si çift. Nuk u vemë faj nëse shohim këto foto të fundit në të cilat buzëqeshja e tyre është “vesh më vesh”.
Ata janë fotografuar duke ecur me biçikletë dhe më pas duke shëtitur të përqafuar ndërkohë që të dy po pinin kafe të ftohta.
Koka e Selenës në shpatullën e Justin, do të thotë shumë.