Nëse keni pikën më të vogël të dyshimit se lidhja e The Weeknd dhe Selena Gomez nuk do të funksionojnë, ata të dy çdo ditë e më shumë na vërtetojnë të kundërtën.
Selena dhe Abel janë ribashkuar këtë fundjavë në qytetin e këngëtarit kanadez, Toronto pasi kanë kaluar disa ditë larg njëri-tjetrit, pas turit muzikor në Europë të The Weeknd. Udhëtimi i tyre përfshinte një vizitë në Akuariumin Ripley, vizitë të cilën 26 vjeçari e dokumentoi të gjithën në Instagram.
[Video]: Selena in The Weeknd’s Instagram Story. pic.twitter.com/UYLBYQglEX
— Selena Gomez News (@LifeWithSelG) March 19, 2017
[Video]: Selena in The Weeknd’s Instagram Story. pic.twitter.com/UYLBYQglEX
— Selena Gomez News (@LifeWithSelG) March 19, 2017
Nëse kthehemi prapa në kohë, kujtojmë që reperi kanadez Drake, ka shkuar në të njejtin vend me Rihanna-n kur ata kishin diçka me njëri-tjetrin. Të ketë kopjuar champagnepapi-n vallë apo thjesht i ka kërkuar një opinion si ta bëjë të ndihet mirë të dashurën e tij.