Duket se edhe për një divë të muzikës si bukuroshja nga Barbadosi, refuzimet janë një rrezik që të bie rasti t’i përtypësh.
The Weeknd duket se i mësoi diçka në lidhje me këtë duke treguar se edhe një emri të madh si Rihanna mund t’i thuash “Jo”. Pasi ishte lajmëruar më parë se artisti i ri në muzikë, por shumë i suksesshëm, do t’i bashkohej këngëtares 28 vjeçare në turin e saj botëror “Anti”, është vetë ky i fundit që e ka anulluar pjesëmarrjen e tij. Abęl Makkonen Tesfaye, i cili është dhe emri i vërtetë i artistit 26 vjeçar ka bërë me dije se është duke punuar mbi publikimin e albumit të tij të radhës dhe nuk dëshiron ta ndërpresë këtë proçes, duke u fokusuar tërësisht tek ai.
Nuk e dimë si e ka pritur Bad Gal Riri pasi turi i saj fillon pas pak muajsh, më 17 qershor në Amsterdam, megjithëse koha nuk i mungon dhe me emrin e saj sa e vështirë mund të jetë të gjesh një artist mbështetës? Të cilit mundësisht të mos i prishet mendja ne gjysëm të rrugës...