INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohen akuzat dhe fyerjet në distancë të Bashës kundrejt Ramës

Thellohen akuzat dhe fyerjet në distancë të Bashës kundrejt Ramës

Publikuar më: 11:08 18-04-2017

Në një kohë që faktori ndërkombëtar po këmbëngul që drejtuesit e qeverisë dhe ata të opozitës të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, Lulzim Basha ka rinisur sërisht të flasë ashpër për shefin e qeverisë. Ai madje ka bërë thirrje Ramës të dorëhiqet dhe të garojë përballë tij ‘i zhveshur’ nga kostumi i kryeministrit.
“I vetmi që qëndron si pengesë për realizimin e këtyre zgjedhjeve është Edi Rama. Edi Rama për 6 javë të mandatit të tij refuzon të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pse ndodh kjo? Ka frikë të largohet nga karrigia e pushtetit, se me të ka lidhur pushtetin e popullit. Garo! Se ti thua që Lul Basha s’ka as ekip, as lidership, pra, garo, tha Basha.”
Basha ka nisur të ndyshojë dhe fjalorin duke e etiketoi sot kryeministrin, si ‘gomar’.

“Pse more gomar o zog gomari, për faturën time jam këtu?
Për faturën time jam këtu? Unë e kam për 75% të shqiptarëve që janë shtresa më ë varfër dhe këtë thashë dje, dhe thashë që këta paguajnë më shumë dhe këtë se luan as topi”.
Duke folur nga çadra e lirisë në një bashkëbisedim me artistë dhe studentë të artit, Basha është shprehur se në këtë shesh nuk vijnë dot vetëm trafikantët dhe kriminelët që e kanë selinë në kryeministri.
Basha u shpreh gjithashtu se bashkë me bashkë me ‘plakat e prillit’ do të ikë edhe Edi Rama.
Deklaratat u bënë në ditën e 60 të protestë së opozitë.

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443