INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Thellohet hendeku i varfërisë! Në fshat mbi 40% e familjeve jetojnë në skamje[VIDEO]

Publikuar më: 09:16 23-01-2019

Edhe pse në përgjithësi pabarazia në Shqipëri është ulur përgjatë dekadës së fundit, në fshat po ndodh krejt e kundërta, pasi gati gjysma e popullsisë vazhdon të jetojë në varfëri.
Ky është rezultati i një anketimi të realizuar nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet një studimi që zgjati 6 muaj dhe përfshiu mbi 16.800 persona në të gjithë vendin. Rezultatet treguan se koeficienti Gin u ul nga 0.26 në 0.11 pikë ndërmjet viteve 2007-2018.
Gini është një koeficient që mat pabarazinë në shpërndarjen e pasurisë. Vlera ndryshon nga “0.0” nëse pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë në “1.0” nëse pasuria është tërësisht e pabarabartë ose e përqendruar. Koeficienti Gini në Shqipëri në vitin 2018 ishte në vlerën 0.11.
Pasuria është më e shpërndarë në zonat urbane sesa në zonat rurale.
Të dhënat tregojnë se pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në nivelin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale. Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në nivelin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, të cilat gjenden në nivelin më të ulët të pasurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379