INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet skandali i Mitsubishit, skema mashtruese që prej vitit 1991

Thellohet skandali i Mitsubishit, skema mashtruese që prej vitit 1991

Publikuar më: 13:08 26-04-2016

Gjiganti japonez i prodhimit të makinave, Mitsubishi, ka pranuar se mekanizmi i cili falsifikon sasinë e konsumit të karburantit është përdorur që prej vitit 1991.

Një lajm i tillë pritet të thellojë edhe më tej skandalin e disa ditëve më parë ku u komunikua se 600.000 mjete do të tërhiqen për shkak të shkeljes së ligjeve japoneze.

Zyrtarët e kompanisë deklaruan se skandali është më i thellë, por theksuan se nuk kanë ende një shifër të saktë të automjeteve të cilat janë të përfshira. Ky lajm u komunikua nga zëvendëspresidenti i Mitsubisihit Rijugo Nakao.

Ekspertët e kompanisë përgjatë këtyre viteve kanë instaluar një mekanizëm i cili e bën automjetin të duket më eficent në aspektin e sasisë së karburantit që harxhon për një distancë të caktuar rruge.

Nga ana tjetër, Presidenti Tetsuro Aikaua, deklaroi se në kushtet kur ende nuk dihet dëmi i shkaktuar, kompania nuk ka ende një plan për mënyrën se si do të reagojë. Ai gjithashtu kërkoi falje duke thënë se rifitimi i besimit nga radhët e konsumatorëve do të jetë mjaft i vështirë.

Vlera e aksioneve të kompanisë vijon të bjerë çdo ditë, ndërkohë që në total, humbjet përllogariten në afro 50%. Deri më tani, 600,000 automjetet që janë konfirmuar si të manipuluara me sistemin falsifikator janë shitur vetëm në Japoni. Por autoritetet thonë se numri i automjeteve të shitura në të gjithë botën mund të jetë shumë herë më i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938