INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Thellohet skandali i provimeve! Ekspertët, mësuesit e matematikës futën kopjet[VIDEO]

Publikuar më: 15:02 18-06-2018

Edhe këtë vit pyetjet e tezave të provimeve të maturës kanë dalë para se koha të përfundonte. Më flagrantja ishte teza e matematikës, që qarkulloi mbi një orë para se maturantët të përfundonin provimin dhe vetë ata për In News e vërtetuan origjinalitetin e saj.

In Tv bisedoi me një nga ekspertët e arsimit për të mësuar se si është e mundur, që këto situata përsëriten dhe ai na rrëfen një rast edhe më të rëndë.
“Janë parë mësues të matematikës, që qëndronin në kafet pranë shkollave. Tezat dilin nga shkollat ata i zgjidhnin e më pas i dërgonin sërisht brenda,” tha eksperti, Albono Zhapaj.
Eksperti Zhapaj thotë se ngjarje të tilla nuk mund të ndodhin pa djeninë e Ministrisë së Arsimit, pasi askush s’do guxonte të nxirrte tezat me kokën e vetë. Ai ka dhe një argument se përse ndodh kjo: “E para tezat shiten dhe e dyta duan të krijojnë elita artificiale,” përfundon për IN Tv eksperti.
Po një tjetër problem, që shtron eksperti lidhet dhe me gjimnazet private për të cilat ai ka informacone se kopjohet masivisht me qëllim, që maturantë e tyre të dalin me nota të larta. Sipas tij synimi i vetëm është që të dalë emri i mirë i shkollave dhe ata të kenë më shumë regjistrime vitin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938