INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet skandali i qumështit Lactalis, 83 vende të prekura

Thellohet skandali i qumështit Lactalis, 83 vende të prekura

Publikuar më: 11:14 14-01-2018

Në 83 vende të botës është përhapur rreziku nga qumësht Lactalis i infektuar me salmonellë. Më shumë se 20 milionë kuti të qumështit të pluhurzuar të foshnjave u shpërndanë nëpër vende të ndryshme.Shitja e qumështit Lactalis, u ndalua nga frika e përhapjes së sëmundjes së salmonellës. Fillimisht ishte Franca ajo që në fund të 2017-ës, urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja. Lactalis, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonellës që përçohej nga po ky qumësht. Shefi ekzekutiv i firmës së këtij qumështi, Emmanuel Besnier, ka konfirmuar shkallën e rrezikut. Paditë janë paraqitur nga shumë prindër të cilët thonë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi. Një zëdhënës i ka thënë BBC-së se të gjitha vendet e prekura janë në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe në Afrikë. Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia janë vendet që nuk u prekën, ka shtuar ai. Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh, ka 246 vende prodhimi në 47 vende dhe ka të punësuar 15,000 vetë vetëm në Francë. Salmonella mund të shkaktojë diarre të rënda, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Mund të jetë edhe vdekjeprurëse veçanërisht tek fëmijët e vegjël. Deri tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër është konfirmuar edhe në Spanjë, shkruan BBC. Një tjetër rast po hetohet edhe në Greqi, kanë thënë autoritetet franceze. Në një intervistë ekskluzive në gazetën franceze “Journal du Dimanche”, shefi ekzekutiv i Lactalis mohoi se firma kishte tentuar të fshehte shpërthimin e këtij skandali në fabrikë. "Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin do të bashkëpunojmë me të gjithë", tha Besnier. Ai gjithashtu ka premtuar se kompania do të kompensojë çdo familje të prekur. Kompania ka thënë se besojnë se kjo baktere u përhap nga puna rinovuese në fabrikën e tyre Celia në Craon, në Francën veriperëndimore. Ministri i bujqësisë i Francës ka thënë se produktet nga fabrika do të ndalohen pafundësisht ndërsa hetimi vetëm se ka filluar. Qeveria franceze ka paralajmëruar kompaninë se duhet të presë dënime. Ata gjithashtu kërkuan të vendosnin sanksione kundër shitësve, pasi u zbulua se disa zinxhirë të supermarketeve kishin vazhduar të shesin produktet që mund të ishin të kontaminuara .

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932