INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet skandali në tenisin botëror

Thellohet skandali në tenisin botëror

Publikuar më: 17:33 19-01-2016

Faktet e publikuara për trukimin e ndeshjeve të tenisit ishte vetëm vala e parë e një tërmeti që pritet të trondisë nga themelet këtë sport. Pasi u bë e ditur se 16 tenistë të 50 vendeve të para në renditjen botërore janë të përfshirë në bastet e paligjshme, një tjetër detaj i rëndësishëm thellon skandalin.

Një nga tenistët e inkriminuar ka fituar titullin kampion, në një prej turneve Grand Slam. Emri nuk bëhet i ditur, pasi sipas gazetarëve të BBC dhe “Buzzfeed”, që zbuluan gjithçka, pas një investigimi të gjatë, mungojnë faktet e pakundërshtueshme. I dyshuari është një mes kampionëve më të mëdhenj të dekadës së fundit.

Shoqata e Tenisit Profesionist akuzohet se ka mbuluar dyshimet, duke mos vepruar ndaj sinjalizimeve mbi kuotat jo normale të basteve dhe sjelljes të pazakontë të protagonistëve në fushën e lojës. Kjo konfirmohet edhe nga masat e marra deri tani nga Task Forca kundër korrupsionit, e cila që nga krijimi ka dënuar vetëm pesë lojtarë dhe një arbitër, të gjithë sipas mediave ndërkombëtare “peshq të vegjël”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057