INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet skandali! Priten video të reja dhune në kopshtin e Anjeza Shabanit

Thellohet skandali! Priten video të reja dhune në kopshtin e Anjeza Shabanit

Publikuar më: 09:38 24-06-2016

Drejtuesit e emisionit Stop kanë ende materiale të papublikuara mbi dhunën që ushtrohej në kopshtin që administrohej nga Anjeza Shabani, që aktualisht është në burg pas dhunës së ushtruar me zë dhe figurë kundrejt një 3 vjeçari. Po ajo nuk ka dhunuar vetëm një të mitur, por dhe të tjerë. Saimir Kodra ka bërë publik lajmin se edhe prindër të tjerë kanë shprehur shqetësim madhor se fëmijët e tyre janë dhunuar në kopështin e fëmijëve Diren, madje dhe një edukatore, që nuk e dinte se po filmohej e ka thënë qartë se administratorja Shabani, ka goditur dhe të mitur të tjerë. Kodra ka shtuar se është shumë e rëndë nëse drejtësia nuk vepron dhe nuk i jep dënimin e merituar Shabanit, pasi prindërit i kanë thënë që në të kundërt do të bëjnë vetëgjyqësi. Ditën e hënë lajmërojnë drejtuesit e Stop do të publikohen të gjitha videot e reja.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383