INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet skandali! Ronaldo e paska punën pisk, pas akuzave për përdhunim, ish e dashura e shqiptarit e akuzon për...[FOTO]

Thellohet skandali! Ronaldo e paska punën pisk, pas akuzave për përdhunim, ish e dashura e shqiptarit e akuzon për...[FOTO]

Publikuar më: 15:52 02-10-2018

Policia e Las Vegas-it ka filluar hetimet kundër Cristiano Ronaldos. Ylli i Juventusit thuhet se ka përdhunuar një grua në vitin 2009, në metropolin amerikan. “Detektivët tanë po analizojnë informacionin e viktimës dhe hetimet janë në vazhdim”, – thotë në Twitter gazetari i BBC, Dan Roan, referuar një deklarate policore të Las Vegas-it.

DANROAN.png

 

Për shkak të hetimeve kundër tij, portugezi do të mungojë të martën në trajnimin e Juventusit. Kjo është raportuar nga gazeta angleze “The Sun”. Ronaldo dyshohet se e ka paguar me shuma ta mëdha parash për të heshtur viktimën e tij.

Incidenti, i cili është objekt i hetimit, ndodhi në vitin 2009, në një hotel në Las Vegas. Paditësja Mayorga akuzon Ronaldon se e ka përdhunuar atë. CR7 i mohon me forcë akuzat. Duke iu referuar atyre, përmes një videoje të postuar në Instagram, të dielën e kaluar, ylli portugez i konsideroi këto zëra si “Fake News”.

Vitin e kaluar ishte bërë e ditur se Ronaldo e ka paguar amerikanen me shumën prej 375.000 dollarë për të mos folur mbi rastin. Sipas “Spiegel”, avokati i saj tani po e risjell në skenë këtë marrëveshje të heshtur me një padi civile në Nevada.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura të enjten pohojnë se futbollisti konfirmoi se çifti kishte kryer marrëdhënie seksuale, por e gjitha ishte konsensuale.

Tani 34-vjeçarja thotë se një ekip i specialistëve të mbrojtjes së reputacionit u punësua nga ylli i futbollit në mënyrë që të përpiqet të diskreditojë atë dhe historinë e saj. Ekipi dyshohet se ka angazhuar detektiv privat për ta ndjekur atë dhe për të gërmuar në jetën e saj private.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627