INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Theresa May drejt postit kryeministror

Theresa May drejt postit kryeministror

Publikuar më: 15:52 11-07-2016

Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për kreun e Partisë Konservatore, duke i hapur rrugën Theresa May të zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

Theresa May është kandidatja e vetme e mbetur për të qenë kryeministrja e re e Britanisë. Tani ka mbetur thejsht një proces formal që do të kryhet për të konfirmuar emrin e saj në rolin e shefes së qeverisë, në vend të kryeministrit në ikje David Cameron.

Pasi të konfirmohet si udhëheqësja e Konservatorëve, May automatikisht do të bëhet kryeministrja e re e vendit, duke zëvendësuar Cameron.

Duket se pasuesja e Cameronit do emërohet “shumë më shpejt sesa 9 shtatori”, siç ishte parashikuar me përfundimin e garës për kreun e partisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042929649353027