Këtë të dielë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndërmori një aksion në restorantin Brazili, në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, pas informacioneve të marra se në atë vend thereshin kafshë, veçanërisht të imëta.
Gjatë inspektimit u konstatuan 50 karkasa qingji në një dhomë frigorifrike të pacertifikuara.
AKU dyshon se kafshët thereshin në ambjentet e restorantit. Madje në pjesën e pasme të restorantit u konstatuan edhe ambjentet ku mbaheshin kafshët e gjalla, teksa admnistratori restorantit nuk tregon vendin ku mund të jenë therur.
Ministria e Bujqësisë ka kërkuar që të vijojë kontrolli intensive jo vetëm në therore e dyqane por edhe në restorante dhe vende ku konsumohet ushqim.