Në shumë pak kohë ajo ka marrë një famë ndërkombëtare. Arsyeja për këtë ishte sepse theu rekordin për më shumë like në një foto, duke mundur kështu "Mbretëreshën" Kylie Jenner.
Tashmë veza më e famshme është thyer dhe shkaku për këtë arsye është presioni i tepërt i rrjeteve sociale. Mesa duket ideatorët e vezës kanë nisur një fushatë për të ndihmuar të gjithë njerëzit që po kalojnë probleme të tilla.
Faqja madje kanë vendosur edhe një emër të një faqeje tjetër, 'talkingegg.info', duke inkurajuar njerëzit t'i drejtohen për të folur.
Shëndeti mendor është bërë një nga problemet më shqetësuese në botë. Madje, edhe në Shqipëri statistikat e fundit tregonin se pothujase 47% e njerëzve pohonin se kishin kalaur të paktën njëherë këtë sindromë gjatë jetës së tyre.
Presioni i rrjeteve sociale është një fenomen i vërtetë që prek shumë njerëz nga anembanë botës. Edhe numri i vetëvrasjeve është rritur në mënyrë të frikshme. Njerëzit mendojnë se jeta e pasqyruar në rrjete sociale është një realitet i vërtetë për njerëzit që i pasqyrojnë ato, ndërkohë mbetet krejt e kundërta.
Kjo iniciativë po përiqet t’i bëjë njerëzit të reflektojnë edhe njëherë drejt mënyrës se si shoqëria jonë është ndërtuar në ditët e sotme. Edhe një vezë mund të marrë më shumë klikime se Kylie Jenner në Instagram, kjo nuk tregon asgjë.
Në të shumtën e rasteve është vëmendja e tepërt që ne tregojmë, ajo që i bën gjërat më të mëdha seç duhen. Të dukesh “cool” në rrjete sociale nuk do të ndihmojë të bëjë të lumtur ty si individ në rrjete sociale.