INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që theu rregullat e CORONAVIRUS dhe u ndalua nga POLICIA, reagon Olsi Bylyku: Hej ZOT...[FOTO]

U tha që theu rregullat e CORONAVIRUS dhe u ndalua nga POLICIA, reagon Olsi Bylyku: Hej ZOT...[FOTO]

Publikuar më: 16:51 13-03-2020

Aktori i njohur, Olsi Bylyku, është ndaluar nga policia në një ndër postblloqet e qytetit, që janë ngritur pas masave të marra nga qeveria. Ai nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme dhe për më tepër ishte kthyer nga Italia me datë 8 Mars.
Si rrjedhojë ai duhej të vetëkarantinohej për 14 ditë. Policia e ka shoqëruar aktorin në banesë duke i kërkuar që të marrë masa dhe të vetëizolohet. Ndërkohë pas ditë më parë vetë Olsi iu bashkua thirrjes "Qëndro në shtëpi" dhe madje publikoi dhe një video sensibilizuese për të gjithë.

LSI.jpg

Pas këtij lajmi, Olsi ka reaguar me një postim në Instagram ku ka shkruar se është vetëizoluar dhe nuk ka pasur kontakt me asnjë familjar, madje është vizituar edhe në Urgjencën e Infektivit. Policia e kishte ndaluar vetëm per lejen e tij të qarkullimit dhe e kishte shoqëruar deri në shtëpi.

View this post on Instagram

“E kapi policia tu bo xhiro ne Tirane” , “ E kapi policia , pa leje qarkullimi” , “Olsi Bylyku shoqerohet per ne burg” “Na jep mend ne instagram dhe vet del xhiro” ?? Hej ZOT na fal , mjafto 1 foto & 1 shkrim edhe te gjykojn te gjithe! O njerez jam me rroge njelloj si ty qe punon ne call center , njesoj si ty qe punon ne fabrike , njesoj si ty qe punon ne supermarket apo cdo njeri tjeter qe me shkruan “si tja bejm ne te tjeret te rrim ne shtepi kur jemi ne pune”.Qe nga dita qe jam kthyer ne Tirane , jam vetkarantinuar pa pasur kontakt me familjen dhe njerzit e mi te dashur gjithashtu kontrrolle te vazhdueshme me nje nga mjeket e infektivit per te qene i sigurt pasi iu tregova qe me duhet te paraqitem domosdoshmerisht ne pune dhe nuk dua te rrezikoj njerzit qe une punoj...kontrrolli sot i Policise ishte 1 kontrroll per te verifikuar nese makina ime kishte leje per te qarkulluar dhe leja ishte ok , me targe te derguar ne polici nga institucioni ku une punoj. Pjesa qe un po thyeja rregullin e izolimit pasi sipas rregullave kur kthehesh nga shteti italian un duhet te isha per 14 dit i izoluar , edhe pse cdo rezultatet eshte negativ isha akoma i rrezikuar dhe nuk duhet te shkoja ne pune. Keshtu qe e falenderoj Policine e Shtetit pasi kjo ishte menyra me e mire qe keto dite mos jem i detyruar te shkoj ne pune derisa cdo gje te normalizohet, dhe jam i lehtesuar qe te pakten u degjua zeri shtetit per kete problem! Perqafime ?

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615