Federata angleze e Futbollit e ka vënë mbrojtësin e Manchester Cityt nën akuzë, për thyerje të rregullave të saj mbi vendosjen e basteve.
Institucioni më i lartë i futbollit në Angli ka bërë të ditur se, futbollisti argjentinas ka kryer 12 shkelje të këtyre rregullave dhe të gjitha në periudhën 22-28 janar.
Sipas rregullores së Federatës Angleze, futbollistët profesionistë nuk duhet në asnjë mënyrë që të vendosin baste, për ndeshjet e kompeticioneve ku ata vet marrin pjesë, ose në ato ndeshje ku ata kanë ndikim.
Më 23 janar, Demichelis ishte në fushën e lojës në sfidën me West Ham, e përfunduar në barazim 2-2, por për këtë ndeshje nuk ka dyshime për trukim të mundshëm.
Martin Demichelis do të duhet të përgjigjet për këto akuza në Federatë brenda datës 5 prill.