Këngëtari i njohur, Robert Berisha qëndroi i izoluar për dy javë në qendrën studentore në Prishtinë, pas kthimit nga SHBA. Pak ditë më parë, këngëtari rezultoi negativ nga COVID-19 dhe u rikthye në banesën e tij.
Së fundmi,në një intervistë për “Ora shtatë” në KlanKosova, këngëtari tregoi se gjatë karantinës ka thyer rregullat pasi së bashku me shokët e tij janë grumbulluar në dhomë, duke mbajtur ‘koncert’.
“Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat, sepse sduhet të rrini më shumë se dy persona në dhomë. Kështu që na kanë ndërpre…Të nesërmen ka ardhur policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen koncerte”,- është shprehur Robert Berisha.