INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Theu rregulloren e Partizanit, Alban Hoxha befason me vendimin e tij

Theu rregulloren e Partizanit, Alban Hoxha befason me vendimin e tij

Publikuar më: 17:51 15-09-2017

Alban Hoxha është bërë çështje në ekipin e Partizanit. Prej disa ditës në kampin e të kuqve ka shpërthyer një debat, lidhur me çështjen e kapitenit dhe portierit titullar, Alban Hoxha. Klubi i Partizanit deklaroi se Hoxha theu rregulloren duke mos u paraqitur në skuadër pas ndeshjes me Kombëtaren dhe për këtë arsye u dënua me gjobë nga Luçiano Moxhi.

Por kësaj situate të krijuar në klubin e “kuq”, portieri  ka reaguar duke kërkuar falje sipas rregullave të drejtuesve dhe duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit.

Më poshtë mesazhi i Hoxhës, i postuar në faqen zyrtare të Partizanit

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit.”

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264