INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Theu tabutë pasi u masturbua në mes të teatrit! Flet aktorja e njohur shqiptare: 'Është e tmerrshme...' [FOTO]

Theu tabutë pasi u masturbua në mes të teatrit! Flet aktorja e njohur shqiptare: 'Është e tmerrshme...' [FOTO]

Publikuar më: 18:32 23-05-2019

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e shkrimtarit shqiptar, Ridvan Dibra, rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës së saj, fazat kyçe të një femre, siç thotë autori.

E shkruar me një stil mjaft të mprehtë dhe e interpretuar me mjeshtri nga aktorja Arjola Demiri, shfaqja do ta vërë publikun përballë situatave të ndryshme që kalon personazhi i Madalenës.

Aktorja e njohur duket se ka sfiduar si veten po ashtu dhe publikun shqiptar me këtë rol, pasi në këtë shfaqje Arjola theu tabu duke improvizuar një skenë masturbimi në skenën e teatrit.

Arjola ishte e ftuar sot në "Ftesë në 5" ku skenën e masturbimit e cilësoi normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

Aktorja është lindur dhe rritur në Tropojë dhe tregoi se ka pasur një fëmijëri të vështirë.

"Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjys pas mëimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë", u shpreh Arjola.

fdrqew3few3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051