Dokumentohet dhe zbardhet ngjarja ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar ne Shkoder, i qelluar me thike. Policia arreston 2 nga autorët e dyshuar dhe shpall në kërkim një tjetër.
Policia njofrton se në bazë të informacioneve arrestuan në flagrancë shtetasit: Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’, Shkodër, – Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’.
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: S. L, 20 vjeç, banues në lagjen ’10 Korriku’.
Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin Nikolin Lame.
Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89, 278 , 279 e 25 , të Kodit Penal.