INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirret Tahiri dhe Çako për të dëshmuar në gjyqin e Shullazit

Thirret Tahiri dhe Çako për të dëshmuar në gjyqin e Shullazit

Publikuar më: 08:13 10-10-2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, shtatë dëshmitarë mes tyre dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Këta dëshmitarë janë kërkuar nga prokurorët Imeraj dhe Nakuçi dhe mendohet se do të hedhin dritë në lidhje me kërcënimin ndaj akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Sipas flet-thirrjeve të gjykatës, sot janë thirrur për dëshmi Tahiri, akademikët Dhori Kule, Mynyr Koni, Klodeta Dibra, Shezai Rrokaj, Majlinda Keta dhe Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako. Në prill 2016 ish kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.

Prej Prill 2016 Shullazi mbahet në qeli ndërsa veç dyshimeve për kërcënim të Rektorit të UT Koni.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111