INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrja e fortë e Lulzim Basha: Të arrestohet Saimir Tahiri

Thirrja e fortë e Lulzim Basha: Të arrestohet Saimir Tahiri

Publikuar më: 08:33 17-10-2017

Vendi ndodhet në prag të shpërthimit të një skandali të krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me qeveritarët. Këhstu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat në orët e para të ditës. Duke iu referuar arrestimit të djeshëm nga Italia, të Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës, Basha ka përsëritur se ai është kushëri i Saimir Tahirit. Kryedemokrati në këto kushte i kërkoi kryeministrit të arrestojë menjëherë Saimir Tahirin dhe të nisë gjykimi i tij, pasi sipas kryedemokratit faktet dhe të gjitha provat për lidhjet e pakundërshtueshme në trafikun e drogës me Habilajt i ka në tavolinë.
Lulzim Basha:
“Dje pas muajsh dhe vite pune policia italiane arrestoi Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës. Ai njihet si kushëriri i Saimir Tahirit, për katër vite ministri i Brendshëm i vendit, katër vite me radhë PD ka denoncuar mbi 1400 herë lidhjet e Tahirit me narkotrafikun mes bandës Habilaj, mbi kaq herë Rama e ka marrë në mbrojtje Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarrë hapat politikë dhe ligjorë edhe atëherë kur lidhja e Tahirit me Habilat u provua, si ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të antidrogës në Fier që denoncoi se banda e Habilajve përdorte automjetin personal të Tahirit. Prej 24 orësh Rama hesht, i kam bërë pyetje çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet nën pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut. Partnerët strategjikë i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë lidhjen dhe rolin e Tahirit si MB në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Çfarë pret Edi Rama, ta arrestojë e ta ekstradojë në mos ta gjykojë këtu Tahirin si një nga kapitenët kryesorë të trafikut të drogës për 4 vitet e kaluara.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936