Aktori Gentian Zenelaj që në krye të herës ka qënë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai në këtë ditë tensioni ka dhënë sot një mesazh për kolegët e tij artistë. Zenelaj iu ka kërkuar të gjithë artistëve që të mos bëhen pjesë e turpit, por t’iu bashkohen atyre në këtë rezistencë.
'Kjo është një nga ditët e paprecedenta që unë kam pasur fatin e keq që të shoh. Është një turp shumë i madh, sidomos ajo që ka ndodhur me profesor Mondin, asnjë nga artistët shqiptarë nuk meriton që të trajtohet në këtë mënyrë. Sot pastruesja e Teatrit pyeti se ku janë artistët, u bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi që të jenë sot këtu. Teatri Kombëtar është i të gjithë shqiptarëve, në rast se lëshojmë Teatrin atëherë ata na kanë mpirë trurin dhe na kanë shkatërruar çdo të ardhme. Jemi këtu për një qëllim fare të thjeshtë, të ruajmë Teatrin Kombëtar jo vetëm si godinë por edhe si simbol të Kulturës Shqiptare”, u shpreh Zenelaj.