INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Thirrja e Kryemadhit, dilni nesër në protestë bashkë me studentët! Rendit arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 12:55 16-12-2018

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Korça ju ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të kësaj partie që nesër të jenë në Tiranë dhe së bashku me studentët të protestojnë për kauza si arsimi dhe ekonomia. Ajo ju tha atyre që të kyçin në sirtar kartat e anëtarësisë dhe të bëhen një me të tjerët.

Kryemadhi shtoi se ata duhet të luftojnë për saktificat e mëdha që po bëjnë prindërit e tyre që ata të ndjekin arsimin.

Ajo sulmoi dhe Ramën kur tha se realiteti i sotëm është shumë i zi. Sipas saj ky është një dhjetor ndryshe jo si ai i 1990.

"Sot diskutohet e ardhmja e Shqipërisë dhe diskutohet a do jetë më vendi ynë në hartë, se të rinjtë po ikin. O do të ngrihen të gjithë, o Shqipëria nuk do të ekzistojë më," tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498