Ministria e Arsimit u këshillon maturantëve, që kanë fituar të drejtën për në universitete dhe s’janë regjistruar të mos humbin më kohë po të kryejnë këtë proçedurë, pasi mund ta humbin degën. Sipas MAS arsyeja është e thjeshtë se ata që kanë fituar në raundin e dytë nëse nuk kryejnë regjsitrimin deri në datën 16 iu digjet kjo e drejtë, pasi në datën 17 nisën raundi i tretë i regjistrimit në rast se ka ende kuota të lira.
“Nëse maturantët nuk regjistrohen në degën që janë shpallur fitues e humbasin të drejtën. Në programet ku nuk janë shpallur fitues duhet të shikojnë sa vende poshtë vizës ndodhen. Nëse ndodhen shumë pak 1, 2, apo tre vende është e drejta tyre të zgjedhin të presin apo jo. Në datën 17 dhe 18 është ulja e vizës për kuotat e mbetura bosh nga fazat e tjera. E kështu me rradhë.
Nëse mbeten kuota bosh do të bëhen regjistrime të reja dhe në datat 17 dhe 18 e nëse do të mbeten ende vlen sërisht e njëjat gjë. Fituesit e rinj mund të regjistrohen dhe në datat 19 dhe 20 tetor”, sqaron MAS.