INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrja e Ramës për aplikantët për drejtorë spitalesh

Thirrja e Ramës për aplikantët për drejtorë spitalesh

Publikuar më: 09:39 05-10-2017

Pas 24 orësh përfundon afati për kandidatët për drejtues të spitaleve të vendit. Kjo ka qënë këtë mëngjes në vëmendjen e Kryeministri Edi Rama, që përmes një postimi në FB bën thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë dokumentacionin pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më pas kandidadët do të testohen nga Komisioni i Vlerësimit ad hoc i cili përbëhet nga:
Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nga një mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore, nga dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme, drejtues i një spitali jashtë vendit, nga ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe një mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen ëeb ëëë.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ëëë.shendetesia.gov.al.

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104