Kryeministri Edi Rama një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti si kryeministër i Kosovës ka reaguar duke thënë se ftesat në Hagë për protagonistët e UÇK janë një sfidë e re.
Rama shkruan se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. Në fund të reagimit të tij Rama ka shkruar se ndër të tjera kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.” shkruan kryeministri Rama.