INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrje për luftë në Kosovë/ Sheshel: Të iki NATO dhe ta marrin Kosovën e Shqipërinë deri në Durrës

Thirrje për luftë në Kosovë/ Sheshel: Të iki NATO dhe ta marrin Kosovën e Shqipërinë deri në Durrës

Publikuar më: 17:22 19-08-2018

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte, vazhdon me deklarata që bëjnë thirrje për luftë në Kosovë. Madje ai shkon edhe më tej duke synuar që Serbia të marrë edhe një pjesë të Shqipërisë, deri në Durrës.
Sheshel, përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se Serbia duhet të përgatitet që ta marrë Kosovën me luftë sërish, pasi të tërhiqen forcat e NATO-s.
“Në mënyrë që ta çlirojmë Kosovën dhe Metohinë, ne duhet që me forca të fuqishme ushtarake dhe policore të ndjekim të gjithë shqiptarët që nuk e njohin shtetin serb. Këtë nuk mund ta bëjmë derisa NATO është atje. Ndërkohë, derisa presim që NATO shkojë dhe të vërsulemi atje, duhet që nën kontroll të fortë serb të mbajmë bile një pjesë të Kosovës”, ka shkruar Sheshe
Në postim tjetër, Sheshel shkruan:
“Nuk duam kurrëfarë demarkacioni me shqiptarët. Ne serbët duhet të bëjmë demarkacionin në Shqipëri me grekët, diku në rripin e Durrësit. Perandoria Austro-Hungareze e krijoi Shqipërinë si një shtet artificial, për të parandaluar Serbinë të dalë në det. Në Shqipërinë e Veriut, është trashëgimia jonë. Atje gjithçka është serbe, edhe toka dhe guri”.

Article Logic
Execution time: 0.0025551319122314