INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrje për protesta! Ambientalisti jep lajmin se ligji i importit të plehërave kalon në shtator...

Thirrje për protesta! Ambientalisti jep lajmin se ligji i importit të plehërave kalon në shtator...

Publikuar më: 08:11 09-09-2016

Ambjentalisti Eljan Tanini ka një shqetësim të cilin e ka ndarë dhe me publikun që nuk do plehërat e botës në Shqipëri. Sipas tij  më 22 shtator qeveria kanë vendosur të kalojnë Projektligjin e Vjetër për Importin e Plehrave. Për këtë aktivisti i bën thirrje të gjithë qytetatrëve të ngrihen në protesta për mos lejuar që të ndodhë.

“Shpërndaje! Mos i thuaj askujt, mos e fol me njeri! Më 22 Shtator kanë vendosur të kalojnë Projektligjin e Vjetër për Importin e Plehrave. Duan ta bëjnë Shqipërinë Landfill për plehrat e Evropës. Shshshshttttt, çfarë do bësh? Mos rri në shtëpi. Ky ligj është më i rrezikshëm se Armët Kimike”, shkruan Tanini.
Sakaq në Facebook është rihapur edhe faqja e “Aleancës Kundër Importit të Plehrave”.  
E në fakt kryeministri Edi Rama kur ishte në opozitë e kundërshtoi Sali Berishën për këtë ligj duke thënë se do e anulonte ligjin e importit të plehrave me të ardhur në pushtet.

Article Logic
Execution time: 0.0032570362091064