INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrje për studentët! Rektorati i UT, do shtyhet pagesa kthehuni në mësim[FOTO]

Thirrje për studentët! Rektorati i UT, do shtyhet pagesa kthehuni në mësim[FOTO]

Publikuar më: 14:41 11-01-2019

Pas më shumë se 1 muaj studentët kanë ndërperë mësimi dhe protestojnë për tarifat, kushtet dhe ligjin e arsimit të lartë. Po dy ditët e fundit një pjesë e tyre janë ngujuar nëpër fakultete. Në këto kushte kur gjithçka është paralizuar në botën akademike, Rektorati i Universitetit të Tiranës i ka bërë thirrje studentëve që t'i rikthehen procesit mësimor në fakultete.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme Rektorati ka vendosur nisjen e procesit mësimor. Vendimi për rinisjen e mësimit në fakultete mban firmën e rektorit Mynyr Koni.
Mësohet se Rektorati i UT ju kërkon nga studentët të ulen në auditore duke iu garantuar edhe të drejtën e protestës, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria ka vendosur ta paguajë tarifën e shkollës 100% për studentët ekselentë dhe ata në nevojë, ndërsa pjesa tjetër e studentëve do paguajë vetëm 50% të asaj që kanë paguar deri tani.

shkresa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025310516357422