LSI ka kërkuar rinisjen e hetimeve ndaj kryeministrin Edi Rama. LSI mësohet se ka dërguar kërkesë për rinisje të hetimeve lidhur me padinë që ka ngritur ndaj kreut të qeverisë, pasi sipas LSI Rama u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit për t’u përfshirë në fushatë elektorale për Partinë Socialiste.
Gjykata e Beratit do të shqyrtojë kërkesën e LSI për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësve te policisë në fushatë. Prokuroria ndërpreu hetimet, pas ndjesës që kërkoi kryeministri. LSI ankimoi vendimin e prokurorise në Gjykaten e Lartë
Mësohet se çështja do të trajtohet nga gjykata e Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në qytetin e Kuçovës.
Në datën 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj kërkesës se LSI.