INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrjet për armatosje, Prokuroria: Nuk ka hetim ndaj Berishës

Thirrjet për armatosje, Prokuroria: Nuk ka hetim ndaj Berishës

Publikuar më: 10:52 05-06-2016

Prokuroria ka vendosur që mos të hetojë ish kryeministrin Berisha pas kallëzimit të një grupi deputetësh në lidhje me deklaratat e tij në Kuvend, ku kërkoi armatosjen e shqiptarëve. Sipas argumenteve të prokurorisë, "deklaratat e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, nga foltorja e sallës plenare, janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare". Sipas organit të akuzës, këto deklarata nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale. Deputetët kishin kallëzuar Berishën, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322