Stadiumit të Juventus do t’i mbyllet sektori “Curva Sud” për një ndeshje si dënim për thirrjet raciste dhe ofenduese ndaj Napolit. Klubi gjithashtu do të gjobitet me 10,000 euro për thirrjet ofenduese, që nën rregulloren e Serie A konsiderohen të njëjta me ato raciste.
Por ka pasur edhe thirrje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly në minutën e 6-të të pjesës së dytë. Teksa thirrjet kanë ardhur kryesisht nga “Curva Sud”, ajo pjesë e stadiumit do të mbyllet për një ndeshje.
Në të njëjtën ndeshje, tifozët e Napolit kanë hedhur një karrige drejt tifozëve të Juve-s, kështu që edhe klubi napolitan është gjobitur me 15,000 euro.