5 veshje verore të thjeshta dhe të duhura për çdo rast!
Me siguri edhe ju keni të njëjtin hall… Kur hapni dollapin duhet të provoni të pakten 4-5 veshje dhe prapë asnjë rezultat…
Por në verë bëhet pak më e thjeshtë, vetëm me një fustan ose dy rroba dhe je gati për çdo rast! Pa rrezikuar aspak stilin tuaj dhe tendencat e reja të modës, do t’ju japim 5 sugjerime për çdo rast që mund të keni në javën e ngarkuar me disa aktivitete.
1.Veshja për në punë
Dilema “çfarë duhet të veshin në punë” është shumë reale. Pa u munduar shumë një këmishë, një fund dhe një palë taka të rehatshme do të jeni suksesi i ditës tuaj në zyrë.
2.Veshja e ditës
Një palë xhinse dhe një T-shirt do të ishin përfekte për një ditë të zakonshme, sipas iconstyle. Por gjatë verës kur temperaturat janë shumë të larta dhe xhinset nuk durohen, mund të zgjidhni një fund ose pantallona të lehta.
3.Një drekë jashtë me familjen
Casual dhe elegante njëkohësisht? Ja ku vjen kombinimi perfekt… Një T – shirt e kombinuar me një palë pantallona të gjera dhe një palë taka të rehatshme janë zgjedhja e duhur.
4.Gati për një piknik veror?
Një fustan i lirshëm dhe i freskët kombinuar me atlete, janë kombinimi që ju duhet për një piknik në verën e nxehtë.
5.Kombimini i fundjavës
Erdhi fundjava dhe po bëheni gati të dilni? Epo mos u mendoni gjatë… Një palë xhinse të shkurtra, një këmishë dhe një palë do t’ju tregojnë “IN” dhe do të jeni shumë rehat.