INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thoni më shpesh ‘ne’ apo ‘unë’ në një lidhje? Nuk do t’a besoni se çfarë tregon për mardhënien tuaj

Thoni më shpesh ‘ne’ apo ‘unë’ në një lidhje? Nuk do t’a besoni se çfarë tregon për mardhënien tuaj

Publikuar më: 18:46 15-10-2018

E keni parasysh atë çiftin bezdisës që në çdo fjali thotë “ne”? “Ne na pëlqen ky gatim.” “ Do donim të vinim, por nuk mundemi”

Epo në fakt, kjo është një shenjë se ata janë në një marrëdhënie të shëndetshme.

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë analizoi 30 eksperimente me 5300 pjesëmarrës. Rezultatet treguan se çiftet që përdorin “ne” apo flasin shpesh në numrin shumës janë në marrëdhënie më të suksesshme dhe më të lumtura.

Studimi u fokusua në 5 fusha: sjelljet në lidhje, shëndeti mendor, shëndeti fizik, si ata kujdesen për veten dhe çfarë përfitojnë nga kjo marrëdhënie.

Pikërisht përdorimi i këtyrë termave sinjalizon një bashkëpunim dhe “varësi”, ku të dy partnerët luajnë rol në mendimet, sjelljet dhe ndjenja e njëri tjetrit. Kështu bëhet dhe kalimi nga një mënyrë e të menduarit e fokusuar tek vetja, tek një mendësi e orientuar drejt lidhjes romantike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383