INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thonjtë me xhel dhe efektet anësore që nuk i dinit

Thonjtë me xhel dhe efektet anësore që nuk i dinit

Publikuar më: 12:42 20-07-2017

Thonjtë me xhel janë një ndër shpikjet e viteve të fundit, për të cilat femrat janë gëzuar shumë.

Praktikë, të bukur dhe që zgjasin të paktën dy javë, duke të kursyer shumë kohë, ata tregojnë dorën shumë femërore në çdo moment. Por dermatologët thonë se xheli mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të thonjve, madje rrit edhe rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Por më shumë sesa xheli, duket se “fajtore” është furra ku piqen shtresat që vendosen mbi thonj.

Ekspertët thonë se rrezet UV që dalin nga furra kanë efekte anësore të rrezikshme. Dëmi që i shkaktojnë lëkurës llambat UV është i njëjtë me atë që shkakton solari. Dermatologët thonë që femrat duhet ta marrin parasysh këtë rrezik dhe në çdo seancë të trajtimit të thonjve në këtë mënyrë të lyejnë lëkurën e duarve me krem kundër diellit. Vëmendja ndaj llambave UV në sallonet e manikyrit u rrit pas zbulimit të kancerit të lëkurës te dy gra që ishin ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj këtyre rrezeve.

Ato nuk kishin histori të kancerit të lëkurës në familjen e tyre dhe nuk ekspozoheshin në diell pothuajse fare për shkak të punës. Gjithashtu, shtresat e xhelit mund të mbulojnë infeksione apo tumore, duke vonuar diagnostikimin, gjë që zvogëlon mundësinë e shërimit. Përfundimisht, nëse doni duar të bukura me thonj që shkëlqejnë dhe kanë formë të bukur gjatë gjithë kohës, mendoni edhe efektet anësore. Në rastin më të mirë, mund të përfundoni me lëkurë duarsh të rrudhur dhe me njolla

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904