INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thuajini 'lamtumirë' lëkurës së keqe! Truku 60 sekondësh të cilin duhet t'a kishim mësuar kohë më parë

Thuajini 'lamtumirë' lëkurës së keqe! Truku 60 sekondësh të cilin duhet t'a kishim mësuar kohë më parë

Publikuar më: 21:12 15-01-2019

Nëse fatkeqësisht nuk ke lindur me lëkurën perfekte e të shndritshme, me siguri kalon një pjesë të mirë të kohës duke kërkuar për mënyrën më të mirë të kujdesit ndaj fytyrës. Do ju duket diçka shumë bazike, por personat që kanë provuar rregullin e mëposhtëm e quajnë “mrekulli”.

Ju prezantojmë rregullin 60 sekonda! Thënë më thjesht, duhet të lani fytyrën për 60 sekonda dhe jo 10 siç bëni normalisht.

Kjo metodë pastrimi vjen nga estetistja Nayamka Roberts-Smith që i tregon shpesh ndjekësve të saj të lajnë fytyrën për 60 sekonda duke i lënë përbërësit të veprojnë në lëkurë.

“Grimi, papastërtitë dhe vaji janë shumë më të vështira për t’u hequr nga lëkura.Kështu jo vetëm që i jepni një mundësi pastruesit të veprojë, por 60 sekonda të bëjnë t’i kushtosh vëmendje lëkurës dhe asaj që po bën- për shëmbull të pastroni në zonat rrotull hundës, poshtë nofullës apo në zonën e ballit.”- tregon ajo për Cosmopolitan.

Personat që e kanë provuar tregojnë se efekti vihet re që në javët e para.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711