Ai është një prej aktorëve më simpatik turq dhe që ka arritur të vjedhë zemrat e shumë vajzave dhe sigurisht i admiruar nga publiku i gjerë.
Por duket se Çagatay Ulusoy nuk i ka aspak mirë punët me drejtësinë!
Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi është akuzuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë ndodhi me këto akuza, por me sa duket aktori është lënë i lirë.
Megjithatë kjo ngjarje ka bërë që regjisorët të vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Ulusoy-n dhe për këtë arsye ai ka vendosur që për disa kohë t`i përkushtohet një tjetër pasioni.
Ky pasion i tij nuk ka aspak lidhje me aktrimin, por ka të bëjë me qeramikën.
Mediat turke raportojnë se Çagatay ka vendosur ta kthejë shtëpinë e tij në një punishte në mënyrë që ta zhvillojë si biznes artin e qeramikës.