Alba Hoxha dhe Albi Nako na kanë bërë të gjithëve kuriozë, nëse midis tyre ka diçka apo jo.
Çifti nuk e ka pranuar kurrë publikisht, por detaje nga jeta e tyre na bëjnë të dyshojmë se ata janë më shumë se sa thjesht në marrëdhënie pune me njëri-tjetrin.
Linda Rei ka qenë nga ato personazhe, e cila nuk ka reshtur së treguari njerëzve se çifti është i lidhur. Duke mos pasur ende një konfirmim për lidhjen e tyre, Linda ka shkuar një hap më tutje duke hedhur edhe dyshime për një shtatzëni të mundshme të Albës.
Në “InstaStory-n” e saj Linda ka postuar një foto të Albës në profil, ku ajo si zakonisht po bënte shpjegimin e motit dhe duke i bërë tag në mënyrë direkte, Albi Nakos ka shtruar pyetjen: “@albi_nako do bëhesh bab?”
Një deklaratë shumë e fortë kjo nga Linda që, mesa duket me syrin e saj kritik ka vënë re këtë detaj. Ndoshta Alba thjesht ka shtuar disa kile kohëve të fundit dhe këto aludime ngelen të pabaza.