Ndër të parët që reaguan për arrestimin e Loredanës nga autoritetet zvicerane ishte ish- menaxheri i Mozzik, Met Elshani.
Elshani, drejtues i kompanisë së menaxhimit të këngëtarëve “On Records”, thumboi sot përsëri çiftin Loredana- Mozzik, duke postuar në Instagram një tjetër story ku duket se i referohet Loredanës dhe Mozzik-ut.
“Të bësh jetë luksi në kurriz të të tjerëve. Ç’të thuash më shumë për këta lloj njerëzish?”, shkruan ai.
Menjëherë pas publikimit të lajmit për arrestimin e 23-vjeçares Loredana Zefi nën akuzë për mashtrim dhe zhvatje të 700 mijë frangave, Met Elshani reagoi përmes postimeve në Instagram, sipas skemës së zakonshme: “A ju thashë?”
“Ju thosha, po nuk besonit se këta njerëz marre janë, hor ta bëjnë një komb”, shkroi ai.
Kujtojmë se në 2018-ën, Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo, u larguan nga kompania “On Records”, e cila i kishte menaxhuar gjatë publikimit të këngëve si “Tony Montana” apo “Kokaina”.