Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të ndjekura dhe të pëlqyera të momentit në mbarë botën. Të dyja shqiptare dhe shumë të lidhura me origjinën e tyre. Sa herë që u jepet mundësia ato shprehen mjaft krenare prej nga vijnë. Por media dhe publiku ka kuptuar se ka diçka mes tyre që nuk i shohim bashkë edhe pse mund të jenë në po të njëjtin event.
Së fundmi Rita Ora ka folur sërish për Kosovën në intervistën e radhës, por mund të shihet edhe si një 'kunjë e vogël' për Duan, duke bërë të ditur se ajo është shqiptarja e parë nga Kosova me famë ndërkombëtare dhe me të drejtë e thotë.
Ajo po promovon albumin e saj më të ri që pritet të publikohet së shpejti, por Rita Ora nuk po e humb rastin ta përmend Kosovën dhe të flasë për vendin e saj.
Rita është rritur në Londër por është shumë krenare për rrënjët e saj Kosovare dhe është falënderuese që kurrë nuk ka përjetuar ndonjë lloj diskriminimi në kryeqytetin e Britanisë, për të cilin insiston se është një qytet i mrekullueshëm dhe me diversitet.
Këngtarja për revistën OK! ka thënë: “Në fillim, të gjithë më pyesnin, ‘Prej nga vjen?’ E kur unë i tregoja që vij nga Kosova, njerëzit më thonin, ‘Ku është ky vend?’”
"Por, unë isha me fat pasi që klasa ime ishte plot me fëmijë të etnitete, feve dhe racave të ndryshme. Unë flas për vendin tim gjatë gjithë kohës. Kur kam filluar në këtë industri në vitin 2012, isha këngëtarja e vetme nga Kosova që ka arritur kaq shumë. Kështu që është përgjegjësi e imja të flas për vendin tim dhe ta vendos në hartë. Jam shumë krenare për këtë”.
Albumi i dytë i Ritës, ‘Phoenix’ do të dalë më 23 nëntor, ndërsa ka thënë se është përgjegjësi më e madhe se kur publikon në album debutues.