INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thyen kordonin e policisë, gjykata liron protestuesit e opozitës [EMRAT]

Thyen kordonin e policisë, gjykata liron protestuesit e opozitës [EMRAT]

Publikuar më: 17:58 30-03-2019

Gjykata e Tiranës përfundoi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për 7 protestuesit e opozitës, arrestuar dy ditë më parë.

Gjatë seancës, prokurori kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg” dhe dy protestues, “Detyrim paraqitje”. Mirëpo, avokatët e konsideruan arrestimin të paligjshëm dhe kërkuan një masë sigurie më të butë.

Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për ,Olsi Kasemi ,Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.

Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës së opozitës të zhvilluar këtë të enjte para Paralementit.

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445