Prodhimi i 22-të i kompanisë “Marvel”,“Avengers,Endgame”,i cili doli në sallat e kinemave në fund të javës së kaluar, ka arkëtuar më shumë se 1,2 miliardë dollarë në të gjithë botën për vetëm 8 ditë.
Kjo është shifra më e lartë që një film ka arritur të arkëtojë që në javën e parë të shfaqjes në sallat e kinemave.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ardhurat nga ky film përllogariten në 350 milionë dollarë, ndërsa në pjesë të tjera të botës 860 milionë dollarë.