Pas setit fotografik që bëri xhiron e rrjeteve sociale, Elton Ilirjani ka folur për herë të parë në Vizioni i Pasdites ne Vizion Plus.
Ilirjani qetësoi zërat duke shprehur se atij i pëlqen të jetë mashkull dhe se fotot ku dilte i grimuar ishte në kuadër të një mbështetje për komunitetin LGBT dhe kryesisht atyre trans seksuale.
” Setin ma ka bërë Fadil Berisha, as unë nuk e kam njohur veten kur kam parë fotografitë. Unë kam zgjedhur të jem mashkull dhe kjo nuk ka për të ndryshuar në jetën time të përditshme dhe profesionale. Përmes tyre kam dashur të mbështes komunitetin LGBT e kryesisht pjesën trans që është më e diskriminuara. Unë asnjëherë nuk kam parë e as kam pasur mundësi të punësoj një njeri trans në Shqipëri dhe me këto foto dua të tregoj që edhe unë mund të isha trans dhe do të isha po aq i suksesshëm sa tani”, është shprehur ai.