INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thyhet miti që vegjetarianët jetojnë më gjatë. Ja faktorët që ndikojnë

Thyhet miti që vegjetarianët jetojnë më gjatë. Ja faktorët që ndikojnë

Publikuar më: 18:53 27-10-2016

Mundësitë tona për një jetesë më të gjatë varen nga konmbinimi i gjeneve tona si dhe nga natyra dhe mënyra se si ne sillemi me trupin tonë. Nga të gjithë faktorët e ndryshëm të natyrës, shpesh kemi dëgjuar të diskutohet dhe çështja e kalorive dhe mënyra e të ushqyerit. Nga studimet e shumta që janë bërë kemi dëgjuar shpesh të thuhet se vegjetarianët apo njerëzit jo mish-ngrënës kanë mundësi me te gjata jetese sesa të tjerët të cilët konsumojnë produktet e mishit në përditshëmirë e tyre.

Megjithatë ky studim është hedhur poshtë. Nga shumica e  studimeve të bëra kohët e fundit, ku vlen të përmendim atë të James BroWn nga Universiteti Aston në Birmingham, është parë se dietat të cilat përmbanin mish, ndihmonin në uljen e riskut të sëmundjeve si diabeti, presioni i lartë i gjakut e deri tek kanceri. Pra a mund të themi me bindje se një dietë vegjetariane mund të cojë në një jetesë më të gjatë? Akoma jo .

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658