INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ti hipësh avjonit për në atdhe kushton shtrenjtë. Të bie më lirë në Paris...

Ti hipësh avjonit për në atdhe kushton shtrenjtë. Të bie më lirë në Paris...

Publikuar më: 15:32 20-04-2016

Të vish në Shqipëri nga Italia po bëhet gjithnjë e më e vështirë, për emigrantët, që dëshirojnë të çmallen me të afërmit. E në sezonin e pushimeve të verës situata është edhe më e rëndë, pasi është periudha e çmimeve më të larta të fluturimeve.
Madje dhe po u pre bileta disa muaj para për në muajin gusht ajo sërisht do të kushtojë shumë. E të vish njëherë në Tiranë kushton sa për tre herë në Paris. “Shqiptari i Italisë”, ka bërë një përllogaritje të thjeshtë: Një familjeje me 3 pjesëtarë, dy prindërit e një fëmijë i mitur nëse pret biletat me linjën Alitalia vajtje-ardhje, Milano-Tiranë apo Romë-Tiranë për familjen për periudhën 7-21 gusht, që nga sot nga Milano duhet të paguajnë biletat 760,80 Euro dhe kush niset nga Fiumicino, diçka më pak, 643,03 Euro.
E me Blue Panorama? Akoma më keq. Nga Malpensa në Tiranë, familja duhet të nxjerrë nga xhepi 938.80 Euro, ndërsa nga Roma diçka më shumë, 943.04 Euro.  Sa për të dhënë një ide sa të shtrenjta janë çmimet e biletave drejt Shqipërisë, mund ta kuptoni fare mirë nëse bëhet një karahasim i tjetër, pasi një familje me tre persona për në Paris, me Ryanair, nga Milano mund të paguajë vetëm 282,78 Euro, nga Roma 383,76 Euro. E kështu shumë emigrantë shiptarë që jetojnë në Itali do të mendoheshin dy herë të vijnë të atdhe apo të shohin perlat e Francës…

Article Logic
Execution time: 0.0031919479370117