Prej disa javësh Stresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar në media për shkak të ndarjes së tyre të papritur. Lajmi i ndarjes u zbulua kur Keisi fshiu fotot me Stresin, hoqi mbiemrin e tij nga bio i saj dhe gjithashtu e hoqi reperin nga Instagrami.
Pas ndarjes së tyre të gjithë ishin kureshtarë mbi arsyet që i çuan Stresin dhe Keisin në këtë vendim.
Ndërkohë me postimet e tyre në rrjete sociale, ata kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë miqësore pasi shpeshherë i hedhin thumba njëri-tjetrit.
Ditën e sotme, Stresi postoi një foto nga pushimet dhe shkruan se po dëgjon këngën e tij "Love story". "Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem... si vazhdon se e kam harruar?", i pyet ai fansat ndërsa ata kanë nisur të komentojnë "Ti ik një tjetër vjen". Mesa duket me këtë frazë Stresi ka dashur të tregojë se e ka harruar Keisin dhe ka gjetur dikë tjetër.
Mirëpo vetëm pak më vonë, Stresi e fshiu postimin.