IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
''Ti je e imja''! E mohuan, por a tregon ky DETAJ që LOREDANA dhe ZUNA janë çift?! [VIDEO]

''Ti je e imja''! E mohuan, por a tregon ky DETAJ që LOREDANA dhe ZUNA janë çift?! [VIDEO]

Publikuar më: 11:30 24-03-2020

Padiskutim, Loredana dhe Zuna kanë qenë dy ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë ditët e fundit. Prej javësh ata janë përfolur për një lidhje të mundshme, për shkak se janë fotografuar disa herë bashkë në vende të ndryshme dhe janë dukur shumë të afërt. Mirëpo ata jo vetëm që s’i kanë pranuar fjalët se janë çift, por i kanë mohuar ato.

Ama dyshimet kanë lindur sërish duke qenë se ata po e kalojnë këtë periudhë karantimimi bashkë pasi kanë ndarë në rrjetet sociale shumë momente kur shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe realizuan një sfidë në Tik Tok që e kanë realizuar shumë çifte (Lexo këtu).

Një detaj tjetër që shton më shumë zërat për një lidhje të mundshme mes tyre është fakti që dyshja kanë përgatitur një këngë të re dhe titulli na tërhoqi vëmendjen të gjithëve.

“Ti je e imja”, mban titullin kënga e cila do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59.

Për të përpunuar këngën, atyre u janë dashur vetëm 45 minuta dhe mezi po presim që ta dëgjojmë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030620098114014