Ervin Kurti është një nga gazetarët më të njohur të shtypit rozë, i cili gjithmonë di se si t’i vërë në siklet të ftuarit e tij me pyetje provokuese. Ai gjithashtu njihet edhe për sinqeritetin që ka në opnionet e tij për personazhe të ndryshme.
Kësaj radhe duke u zhveshur pak nga roli i gazetarit, Ervini ishte i ftuar në emisionin “3shat” me Bora Zemanin dhe binjakët Romeo dhe Donaldi.
Në këtë mënyrë moderatorët nuk mund të shmangeshin duke I bërë atij një pyetje majft të drejtpërdrejtë dhe pikante.
Pyetja ishte nëse nëse i duken fallco Donaldi me Romeon dhe Bora si prezantues dhe Ervini ka habitur me përgjigjen e tij, e cila në fund u kuptua se ishte një lloj autoironie:
“Këta të dy hajt më sepse janë edhe aktorë dhe e mbulojnë me humorin, por Bora është shumë ‘fake’", tha Ervini ndërsa Bora e surprizuar nga përgjigja e pyeti: “Ou, pse more jam fake? Unë s’jam as e bërë.”
“Je e sigurt që je e pa bërë? Prit të të prek pak. Kështu e bërë s’je jo, por e thashë për batutë, por Bora qëndron pak e tërhequr nga pjesa e shoëbizit dhe nuk ka kështu lajme skandaloze për Borën.”, ka thënë Ervini duke sqaruar deklaratën e tij.
(Video pas minutës së dytë)